Ermir Sahiti ka gjetur golin e parë me skuadrën e tij të re Sibenik. Sulmuesi shqiptar u transferua gjatë merkatos së verës në formë huazimi nga Hajduk Split te Sibenik dhe ditën e sotme i ka shënuar pikërisht skuadrës së që ka në zotërim kartonin e tij dhe goli i tij vendosi sfidën 0-1.
21-vjeçari brenda zonës goditi me të majtën duke lënë të shtangur portierin e Hajduk. Sahiti është një titullar i padiskutueshëm te Sibenik dhe ky gol ishte në formë “hakmarrje” për klubin që ka kartonin e tij për shkak se nuk i besuan shumë hapësira në formacion.
Sulmuesi shqiptar është grumbulluar edhe nga Shpresat U-21 ka zhvilluar 10 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.