
Konyaspor fitoi sot 2-0 me Bate Borisov, duke kaluar në turin e tretë të Conference League. Me rezultatin e përgjithshëm 5-0, skuadra turke tanimë do jetë prezente edhe në turin e radhës.
Në fushë për Konya ishin edhe tre shqiptarë, Çekiçi, Bytyqi dhe Cikalleshi. Pikërisht sulmuesi kavajas do jetë mungesë e madhe në ndeshjen e radhës, teksa u ndëshkua me karton të kuq.
Cikalleshi ka ndërhyrë ashpër në minutën e 61 dhe 73, teksa në harkun e 12 minutave ka parë kartonin e kuq në fytyrë. Edhe pse jo me gol, Cikalleshi di të jetë “protagonist”.
Poll