
Crotone-Juventus 1-1
Është mbyllur në barazim 1-1 sfida e javës së 4-të të Serie A mes Crotones dhe Juventusit. Vendasit shënojnë golin e parë të ndeshjes me Simy që nga pika e bardhë nuk gabon dhe e dërgon në rrjetë. Juventusi reagon shpejt duke gjetur golin e barazimit me Moratan pas asistit të Chiesa.
Në fraksionin e dytë bardhezinjtë ngelen me 10 lojtarë pasi Chiesa bën një ndërhyrje mjaft të ashpër ndaj kundërshtarit. Pak minuta më vonë bardhezinjtë gjejnë golin e avantazhit me Moratan, por VAR e anullon për pozicion jashtë loje.
Me këtë barazim Juventusi shkon në kuotën e 8 pikëve pas 4 javësh ndërsa Crotones merr pikë e parë në Serie A për këtë sezon.
Galeria fotografike ()
Poll