
Realdo Fili është bërë sërish protagonist në Rumani. Ish-sulmuesi i Partizanit në Superligë ka shënuar gol në sfidën Botosan-Sepsi. Fili u aktivizua në pjesën e dytë dhe pas vetëm 3 minutash në fushë shënoi gol.
Sulmuesi mori një top pothuajse nga mesfusha dhe dribloi të gjithë kundërshtarët dhe në fund e ndali topin në rrjetë. Ky ishte goli i 7-të për Filin në 20 ndeshje të luajtur këtë sezon.
Poll