
Chelsea nuk ka gabuar dhe ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat. Blutë e Londrës kanë mposhtur 2-0 Fulham në shtëpi duke "blinduar" vendin e 4-të që të dërgon në Champions.
Ndeshja u vendos nga dopieta e Kai Havertz që shënoi nga një gol për çdo pjesë. Fillimisht gjermani shënoi në minutën e 10-të, ndërsa në të 49-të vulosi përfundimisht fitoren e Chelsea.
Me këtë 3 pikësh, skuadra e drejtuar nga Tuchel renditet në vendin e 4-të me 61 pikë, 6 pikë më shumë se West Ham i vendit të 5-të dhe 2 pikë më pak se Leicester I vendit të 3-të.
Poll