
Dejvi Bregu ka kaluar në avantazh Buluspor, në sfidën kundër Eyupsor që po luhet në kuadër të javës së 14 në Ligën e Parë turke. Vlonjati ka “përshëndetur” rrjetën në minutën e 32 nga pika e bardhë e panalltisë, duke kaluar në avantazh vendasit e Buluspor.
Fantazisti shqiptar nuk ka gabuar nga 11 metra, duke gjetur golin e tretë në kampionat. Në sfidën e javës së shkuar Bregu shënoi dopietë kundër Erzurum, teksa tregon formën e mirë që po kalon. Ka qenë një prekje me dorë në zonë, ajo çka ka sjellë dënimin me penallti për miqtë, që Bregu e kthen në gol.
Poll