Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Video / Çudia ndodh te Lazio: Nuk lejohet të pyetet Lotito!

Shkruar nga NEWSPORT
Video / Çudia ndodh te Lazio: Nuk lejohet të pyetet Lotito!

Episod i pabesueshëm dhe i paprecedentë ka ndodhur në shtëpinë e Lazio. Në zyrën e shtypit në Formello, gazetarët paraqitën pyetjet e tyre për të arritur që t'i shpjegojnë lacialëve çështjen "Bielsa", por ishin të informuar se nuk mund t'i bënin pyetje presidentit Lotito: "Kam një vit e gjysmë që nuk flas. Po bëj një sforco që të flas edhe pse kam dhënë një premtim se nuk do të flas për mediat. Jam këtu për të sqaruar çfarë? Ua kam thënë. Për të shpjeguar dhe qetësuar opinion publik dhe tifozët".

Gazetarët që ishin prezentë në sallë nuk kanë pranuar që të bëjnë sipas dëshirës së shoqërisë "biankoçeleste" dhe kanë vendosur që të bëjnë disa pyetje dhe polemika. Lotito ka vazhduar që të flasë në të njëjtën mënyrë duke bërë deklarata përpara askujt. "Duam të vendosim objektivat real në merkato. Tratativat mund të shkojnë më para edhe pa Bielsa-n. Simone Inzaghin e mendojmë që të vazhdojë si trajner dhe të vazhdojë projektin që menduam me Bielsan. Nuk është vendim i përkohshëm. Simone jeton me këtë klub prej kohësh, zgjedhja është bërë sepse duam të risjellim lacialitetin autentik".

https://youtu.be/CljrVCSRhAY

Ndërprerja e bashkëpunimit me trajnerin Marcelo Bielsa ka sjellë dhe reagimin zyrtar të Lazio: "Kontrata është ndërprerë për shkak të gabimeve. Bielsa nuk është paraqitur në punë, për faktin se është licencuar. Merkato? Në kontratën me 13 faqe depozituar në Lega nuk ka asnjë fjalë që i referohet lëvizjeve në merkato", sqaron avokati i klubit. Ndërsa skuadra për momentin i është besuar Simone Inzaghit, i cili këtë herë ka kërkuar garanci kontraktuale nga presidenti Lotito.

Tags:

SERIA A VIDEO

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga