
Juventusi vazhdon "marshimin" në Serinë A, ndërsa në sfidën e javës së 7-të të kampionatit fitoi 3-0 ndaj Empolit të Frederik Veselit.
Mbrojtësi kuqezi nuk u aktivizua për asnjë minutë, ndërsa ajo që befasoi ishte fakti se kampionët në fuqi të Serisë A shënuan tri herë brenda 5 minutash duke vulosur takimin.
Në fillim ishte Dibala që shënoi në minutën e 65-të, ndërsa më pas Higuan realizoi dopietë, përkatësisht në minutat 67' dhe 70'.
Fitorja e sotme 3-0 ndaj Empolit e mban Juventusin në krye të klasifikimit me 18 pikë në 7 ndeshje, 6 fitore dhe 1 humbje, 4 pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë që do të luajë ndaj Atalantës në orën 15:00.
Goli i parë i shënuar nga Dibala në minutën e 65-të
https://www.youtube.com/watch?v=EymopfSbsSY
Goli i dytë i Juventusit, shënon Higuan në minutën e 67-të
https://www.youtube.com/watch?v=rLzgc8XIKiw
Goli i tretë i Juventusit, shënon Higuan sërish, këtë herë në minutën e 70-të
https://www.youtube.com/watch?v=KpBEwQqZ7tk