
Antonio Candreva ka firmosur ditën e sotme me Sampdorian. Mesfushori italian u largua nga Interi pas 4 vitesh, ndërsa tani do të vazhdojë karrierën në një tjetër skuadër të Serie A. Pas firmës deri në 2024, Sampdoria e ka prezantuar lojtarin në rrjetet sociale me një video spektakolare.
Në videon e publikuar nga Samp shihet Candreva në versionin e kamarierit duke I shërbyer sulmuesit Quagliarella. Një gjë e tillë lidhet me asisstet që mesfushori do t'I bëjë sulmuesit gjatë ndeshjeve në fushën e lojës. Një gjetje brilante e skuadrës italiane me prezentimin e Candrevas e për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.
An excellent choice pic.twitter.com/brz0MobyD3
— Sampdoria English (@sampdoria_en) September 25, 2020
Poll