
FT Besëlidhja 1-0 Kastrioti (Hajdari 84)
NDESHJA/ Ka përfunduar 1-0 sfida mes Besëlidhjes dhe Kastriotit. Në një ndeshje mjaft të luftuar, vendos një gol i Hajdarit në minutën e 94 të takimit. Besëlidhja i shkakton humbjen e parë këtë sezon miqve nga Kruja, duke thyer kështu rekordin e vendosur nga Kastrioti. Krutanët vijojnë në vendin e parë me 24 pikë, ndërsa Besëlidhja me këtë tri pikësh ngjitet në kuotën e 21 pikëve në vend të dytë.
Kategoria e Parë, java 11 - 13:00
Stadiumi: Besëlidhja, Lezhë
Gjyqtarë: Erjon Bastari, Gerhard Qirici, Redi Zaimi, Indrit Myrtja
Formacionet:
Besëlidhja: Rexhepi, Bushi, Dibra, Përgjoni, Sheta, Cokiç, Rustemaj, Hepaj, Hoxha, Hajdari, Dordeviç Trajner: Elvis Plori
Kastrioti: Selaci, Çela, Rami, Segjinaj, Neziri, Basha, Karakaçi, Mehmeti, Bardhi, Marku, Ajazi Trajner: Ramazan Ndreu
Komenti minutë pas minute:
90+6 Mbyllet 1-0 ndeshja në Lezhë
90+2' Tension në fund të ndeshjes, lojtarët përplasen mes tyre
90' Pesë minuta shtesë
84' Hajdari kalon Besëlidhjen në avantazh
62' Portieri mik Selaci del me karton të kuq, lezhjanët superiorë në fushë
59' Tensione në fushë, arbitri qetëson gjithçka
54' Besëlidhja shtyn përpara, Hajdari pranë golit
46' Nis pjesa e dytë
45' Mbyllet 0-0 pjesa e parë
34' Karton i verdhë për Mehmetin (K)
27' Besëlidhja pranë golit, pakujdesi e miqve me kapitenin Çela
22' Lojë e fortë në mesfushë, Bastari lejon lojën e fortë
15' Kastrioti pranë golit, goditja devijohet në këndore
10' Lojë e fortë në mesfushë
1' Nis takimi në Lezhë