Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ BERISHA dhe GJIMSHITI "çmendin" JUVENTUSIN, gardiani KUQEZI i bën sfidë STRAKOSHËS

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ BERISHA dhe GJIMSHITI "çmendin" JUVENTUSIN, gardiani
Atalanta e Etrit Berishës dhe Berat Gjimshitit nuk arriti të përfitonte nga ndëshkimi me karton të kuq të Rodrigo Bentacurit duke u kënaqur me barazim 2-2 me Juventusin në ndeshjen përmbyllëse të gjysmës së parë të sezonit 2018/2019. Ekipi nga Bergamo e nisi tmerrësisht keq ndeshjen duke ndëshkuar veten që në minutën e dytë. Gjimshiti ngatërroi portën duke shënuar brenda katërkëndëshit që mbrohej nga Berisha. Gardiani kuqezi pati momentin për të treguar vlerat e tij teksa reagoi në mënyrë perfekte ndaj goditjes së rrezikshme të Rodrigo Bentacurit. Megjithatë, Atalanta arriti të baraspeshonte shifrat me Duvan Zapatan në minutën e 24-t. Juventusi rrezikoi të pësonte humbjen e parë në këtë sezon teksa mesfushori Rodrigo Bentacur mori kartonin e dytë të verdhë pas një tjetër faulli. Për gati 40 minuta bardhezinjtë luajtën me 10 veta. "Zonja e Vjetër" i shpëtoi humbjes kur Cristiano Ronaldo bëri detyrën duke barazuar takimin 12 minuta nga fundi. Juventusi pati një rast të artë për të fituar, por Mandzukic nuk arriti të shfrytëzonte një pasim të saktë në zonë. Për pak sekonda Juventusi festoi golin e tretë por arbitri anulloi golin e Juventusit për pozicion jashtë loje. Pas kësaj ndeshjeje, Juventusi mbetet e pamposhtur këtë sezon në kampionat (50 pikë pas 18 javësh), kurse Atalanta nuk përfiton nga hapi fals i Milanit me Frosinonen duke u renditur në vendin e shtatë, një pozicion më poshtë se zona e kualifikimit në Europa League.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga