Atletico Madrid nuk ka shkuar më se barazimi 1-1 në pjesën e parë ndaj Cadiz, në sfidën për La Liga. Los Colchoneros kaluan shumë shpejt në avantazh, pas golit të Joao Felix. Felix “tundi rrjetën” në minutën e 3-të, duke çuar topin pas shpinës së portierit.
Atëherë kur nuk pritej, miqtë do vendosnin ekuilibrat me Negredon në minutën e 45-të. Espino dërgon një kros mjaft të bukur, teksa sulmuesi u kordinua mirë dhe mposhti Oblak.
Nëse sfida përfundon kështu, Atletico është e 3-ta me 49 pikë. Cadiz është e 18-ta me 25 pikë.