
Xabi Alonso
Xabi Alonso pavarësisht se te Reali ka lojtarë të klasit të lartë, sërish kërkon përforcime gjatë kësaj periudhe për të “kopsitur” repartet që sipas tij kanë nevojë për ndërhyrje.
Timonieri spanjoll ka kërkuar nga drejtuesit transferimin e një mesfushori, por përgjigjja që ka marrë nga klubi e ka zënë në befasi. Sipas “Marca” dejtuesit i kanë thënë që nuk do të transferojnë asnjë mesfushori, pasi në ekip ka mjaft të tillë.
Kjo detyron Alonson të mbështetet sërish e Jude Bellingham si mesfushor, gjë të cilën po e bën edhe në Kupën e Botës për Klube. Gjithsesi asnjeherë mos thuaj kurrë dhe në futboll ka plot të papritura.
Poll