Liverpool ka fituar me përmbysje 2-1 ndaj West Ham. Kampionët e Anglisë pësuan gol të parët që në minutën e 10-të nga Fornals, por Salah barazoi me penallti në fund të pjesës së parë.
Në 45 minutat e dyta, Liverpool shton forcat dhe gjen golin e dytë në minutën e 85-të nga Diego Jota. Xherdan Shaqiri jep një assist “magjik” për portugezin që para portierit nuk gabon dhe tund rrjetën. Me këtë fitore, Liverpool shkon në kuotën e 16 pikëve në vend të parë pas 7 javësh.