Ajacio ka arritur të fitoj sfidën ndaj Chambly në Ligue 2, me rezultatin 0-2. Në ndeshjen e sotme për Ajacio ka lënë gjurmë dhe futbollisti shqiptar Qazim Laçi. Mesfushori 23 vjeçar dha asistin për golin e parë të realizuar nga Kalulu në minutën e 9.
Përveç asist të dhënë, Laçi ka bërë një paraqitje të shkëlqyer ditën e sotme dhe për këtë është zgjedhur lojtari i ndeshjes. 23 vjeçari u transferua tek Ajacio nga klubi grek Olympiacos në verën e 2018.

Poll