
Është mbyllur në barazim pa gola miqësorja e zhvilluar në "Loro Boriçi" mes Vllaznisë dhe Apolonisë. Shkodranët shpërdoruan raste pa fund në këtë takim duke mos gjetur rrugën e rrjetës.
Një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, por që në fund nuk prodhoi asnjë fitues. Rasti më i mirë për fierakët ishte me Ejoh që ndalet nga shtylla. Në këtë takim u provuan të gjithë lojtarët që të dyja skuadrat kishin në dispozicion. Apolonia tregon se do të jetë një "kockë" e fortë për çdo skuadër në Superligë.
Poll