
Në orën 19:00 do të luhet ndeshja hapëse e javës së 15 të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Tiranës. Ndeshja derbi sheh dy ekipet rivale të ndeshen për të parën herë në një stadium të ri, komod dhe të tejmbushur. Emocionet janë të mëdha, por këto shtohen sidomos për ekipin e kuq, pasi ashtu siç newsport.al njoftoi ditën e djeshme, në nxehmje me ekipin ka dal dhe Aldo Teqja.
Në daljen e ekipit të Partizanit sëbashku me ta ka shihet dhe Aldo Teqja, duke dhënë sinjalin se tashmë gjithçka ka kaluar pas aksidentit që pësoi. I kthyer më i fortë se kurrë për të dhënë kontributin e tij, stadiumi shpërtheu ne ovacione gjatë shkeljes së barit nga Teqja.
Poll