
Partizani fitoi ditën e sotme në ndeshjen e kthimit ndaj Besëlidhjes më rezultatin 3-1, por nuk arriti të kalonte në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Kampionët u mundën në ndeshjen e parë 3-0 dhe fitoja e sotme nuk mjaftoi për t'u kualifikuar më tej.
Partizani pësoi gol që në minutën e 6-të të ndeshjes nga Arsen Hajdari. Sulmuesi pasi rikuperon topin nga Telushi gjuan nga mezi fushës duke lënë të shtangur dhe portierin Alban Hoxha që ishte shumë para portës së tij. Një gol spektakolar që vulosi kualifikimin për Besëlidhjen dhe një gafë e një prej portierave më të mirë në Shqipëri.
Poll