
Emanuele Ndoj e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri me Brescian. Mesfushori kuqezi ishte protagonist në ndeshjen e Kupës së Italisë që u luajt dje, ku Brescia fitoi me përmbysje 1-4 kundër Pisas.
Ishte ai që barazoi gjithçka në minutën e 25’ nga goditja e dënimit, që më pas u quajt si autogol i portierit, për shkak se ai e ktheu topin në drejtim të portës. Video e mëposhtme tregon momentin e golit, që e lë dhe komentatorin të mrekulluar nga ekzekutimi perfekt.
Më tej Ndoj gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 72’, për të çuar shifrat në 1-3 dhe duke i dhënë kështu qetësinë e nevojshme ekipit. Kujtojmë se 25-vjeçari u përfol për një kalim te Tirana gjatë verës, por asgjë nuk u konkretizua.
Poll