
Mirlind Daku ka shkëlqyer me NS Mura në Slloveni. Për javën e dytë të kampionatit, vendasit kanë fituar 4-3 me Domzale, teksa në 90 minutat e ndeshjes kanë ndodhur shumë gjëra.
Veç shtatë golave dhe dopietës së Dakut, NS Mura ka përmbysur gjithçka nga 1-3. Sfida do hapej nga Daku në të 17 minutë, teksa miqtë brenda harkut kohor të 13 minutave do shënonin 3 herë për 1-3.
Shok te Mura, që pjesën e dytë u fut në fushë me tjetër ritëm. Sërish Daku në minutën e 61 do shkurtonte shifrat në 2-3, për t’i hapur rrugë përmbysje së madhe.
Në të 71 shifrat u barazuan, ndërsa goli i fitores për skuadrën e ish-sulmuesit shqiptar të Kukësit erdhi në minutën e 90 nga Petkovic.
Poll