
Goran Pandev ka shënuar golin e vitit në Serie A. Sulmuesi I Genoas ka lënë në vend portierin e Crotones, teksa me një parabol ka shtangur gardianin duke e çuar topin në rrjetë. Maqedonasi shënoi golin e dytë dhe atë të qetësisë, ndërsa pjesa e parë u mbyll 3-1 për Genoan.
Sulmuesi vijon të jetë titullar në nivelin më të lartë të futbollit italian, edhe pse mbi supe mban plot 37 vite. Në karrierën e tij, Pandev ka luajtur për Napolin, Lazion dhe Interin në Serie A, teksa me zikaltërit ia doli të fitojë edhe Ligën e Kampioneve.
Poll