
12:30 / Juventus 2 - 0 Bologna (Arthur Melo 15', McKennie 71')
Juventus dhe Bologna zhvilluan në "Allianz Stadium" sfidën e javës së 19-të të Serie A. Bardhezinjtë vinin në këtë duel pas fitores së trofeut të Superkupës, teksa ndeshja është zhbllokuar qysh në të 15 minutë. Një devijim i gjuajtjes së Arthur Melo ka bërë që bardhezinjtë ta mbyllin në avantazh pjesën e parë.
Pjesa e dytë dhe gjithë ndeshja kanë folur për vendasit, që kanë shënuar golin e qetësisë me McKennie. Me këtë tri pikësh, Juventus shkon në kuotën e 36 pikëve, shtatë më pak se Milan kryesues. Kujtojmë se Milan dhe Inter u ndalën dje, me të besuarit e Pirlos që bënë detyrën në shtëpi.
VIDEO:
71' McKennie dyfishon për vendasit.
15' Arthur kalon në avantazh bardhezinjtë.
Formacionet:
Juventus (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, Chiellini, Danilo; Bernardeschi, Arthur, Bentancur, McKennie; Kulusevski, Ronaldo
Bologna (4-2-3-1): Skorupski; De Silvestri, Danilo, Tomiyasu, Dijks; Schouten, Svanberg; Orsolini, Soriano, Vignato; Barroëw