
Marko Vidoviç është lojtari që luajti me Partizanin sezonin e kaluar. Mbrojtësi serb nuk gjeti shumë hapësira tek të kuqtë, pasi Renato Kalari po kalonte një formë të mirë. Ai u aktivizua gjithsej në tre ndeshje ku luajti 140 minuta. Megjithatë ambienti i kuq për 28-vjeçarin duket se nuk harrohet lehtë.
Një ditë para derbit, Vidoviç ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram ku shfaqet me bluzën e Partizanit në një autobus. Emocionet e kësaj supersfide duket se kanë mbërthyer edhe ish mëngjërashin e Partizanit që ishte pjesë e të kuqve vetëm për një sezon.
[gallery columns="1" size="full" ids="104835"]
Poll