
Drejtuesit zikaltër janë të vendosur t'i dhurojnë Antonio Contes një skuadër kompetitive sezonin e ardhshëm. Duke parë vështirësitë që këta të fundit kanë patur për të arritur te Romelu Lukaku ata po mendojnë dhe për alternativat e mundshme.
Sikurse raporton "SportItalia" emri i ri në listën e tyre është ai i Rafael Leao-s. Sulmuesi 20-vjeçar vlerësohet nga klubi që zotëron kartonin e tij, Lilla diku mes 45 dhe 50 milionë eurove. Edhe pse ne një moshë të re lojtari sezonin e fundit ka shënuar 9 gola dhe ka dhenë 3 asiste për shokët e tij, duke qenë kështu i pazëvendësueshëm për skuadrën që luan.
Poll