
Zlatan Ibrahimoviç vijon të jetë objektivi kryesor i Milanit në merkaton e dimrit. Siç raporton "La Gazzetta dello Sport", suedezi është telefonuar nga shefi i klubit kuqezi Zvonimir Boban. Shtatlarti i sulmit i ka premtuar se do t'i kthejë një përgjigje përfundimtare për një periudhë 2-javore.
Në kohën kur në krye të pankinës ishte Leonardo, ishte tentuar rikthimi i Ibrës në "San Siro", por suedezi preferoi qëndrimin në Kaliforni. Kuqezinjtë i kanë ofruar një kontratë 6-mujore, por ai është në kërkim të një skuadre ku të ketë mundësi të firmosë për një periudhë më të gjatë.
Poll