
Gjykata e arbitrazhit sportiv, e njohur ndryshe si CAS, vendosi sot që Skënderbeut t'i kthehet titulli i vitit 2015-2016, duke hedhur poshtë vendimin e Komisionit të Etikës. Pas këtij vendimin, ka reaguar dhe kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo. Në një prononcim të dhënë për RTSH, Filo ka thënë se ky ishte vetëm fillimi i një sërë vendimesh pozitive që do të vijnë për Skënderbeun.
"Dy lajme të gëzuara për mua, por edhe për qytetin e Korçës. Komuniteti që mbështet Skënderbeun del jashtë Bashkisë së Korçës dhe qyettit.
Emri i Skënderebut do të pastrohet, jam shumë i bindur që vendimi i sotëm i CAS-it, është një hap shumë i rëndësishëm për sqarimin të gjithë kësaj çështjeje. Jam shumë i bindur që edhe për dënimin e dhënë nga UEFA-n, Skënderbeu do të marrë një përgjigje pozitive në CAS."