Skuadra e Ferizajt që militon në Ligën e Parë në Kosovë është duke i rinovuar e gjitha nga e para. Pak ditë më parë u emëru presidenti i ri i klubit, ndërsa ditët e fundit për bëhet gati arritja e marrëveshjes me trajnerin e ri.
Shyqri Zybani është presidenti i ri i klubit, ndërsa trajner pritet të konfirmohet Bylbyl Sokoli. Konfirmimi i marrëveshjes mes palëve pritet të arrihet sot dhe mësohet se gjithçka ka përfunduar dh se mbetet të bëhet vetëm prezantimi.
Ferizaj kërkon të arrijë objektivin e përcaktuar në fillim të kampionatit, ngjitjen në Superligën e Kosovës dhe për këtë pritet t'i besojë stafetën Sokolit i cili ka drejtuar edhe më parë skuadran e Ligës së Parë në Kosovë.
Kujtojmë që Liga e Parë kosovare sapo ka mbyllur javën e 17-të të kampionatit.
[gallery columns="1" size="full" ids="197478"]