Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Zyrtari i Partizanit jep mesazhin emocionues: Rrugëtimi nuk ka mbaruar ende, jemi pak hapa larg historisë

Shkruar nga NEWSPORT
Zyrtari i Partizanit jep mesazhin emocionues: Rrugëtimi nuk ka mbaruar
Arber Abilaliaj

Partizani arriti të shkojë në “Final 4” ditën e sotme duke mposhtur Elbasanin me rezultatin e pastër 2-0. Një fitore kjo që siguron edhe pjesëmarrjen e kryeqytetasve në garat europiane. Drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj ka reaguar në rrjetet e tij sociale pas këtij objektivi të plotësuar nga klubi i kuq.

“Partizani ynë, krenaria e përjetshme!!!

Sot, zemrat tona rrahin më fort se kurrë, sot ekip e tifozë u bënë "Një",

ashtu siç i ka hije

historisë se këtij klubi...

Partizani është

zyrtarisht në Europë!!!

Çdo sakrificë, çdo pikë djersë, qofte edhe loti,

çdo betejë, çdo përkrahje

nga tribuna dhe çdo lutje e heshtur kanë marre kuptim SOT! Kush mendon se është thjeshtë

një arritje sportive gabon, sepse aty brenda ka shumë pasion, besnikëri, përkushtim

nga të gjithë...

Ndaj kjo fanellë ka shumë dashuri brenda.

Do jemi krah teje si në fitore ashtu edhe në ditë jo të mira.

Perjetë me Ty Partizan!!!

Krenar që jemi pjesë e kesaj familjeje të madhe!

Falenderime për të gjithë që nga punëtorët

e fushës apo "nënat"

tona tek hoteli e restoranti e deri tek trajnerët e githë lojtarët

që kanë kontribuar qoftë

edhe një sekondë këto 36 jave...

Rrugëtimi nuk ka mbaruar ende, jemi vetëm pak hapa larg Historisë...

Para Partizan, Para demat e kuq...”, shkruan Abilaliaj.

Zyrtari i Partizanit jep mesazhin emocionues: Rrugëtimi nuk ka mbaruar
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga