
Vllaznia
Andrey Yago do të vazhdojë që të jetë pjesë e Vllaznisë. Edhe pse kontrata e tij do të përfundonte në fund të këtij sezoni, klubi kuqeblu është siguruar që mbrojtësi i majtë të mos largohet.
Braziliani dhe Vllaznia kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovouar kontratën. Yago e ka zgjatur bashëkpunimin me Vllazninë edhe për një vit tjetër, pra deri në vitin 2026.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njfotojë se ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me futbollistin Andrey Yago. Mbrojtësi i majtë i skuadrës sonë do të jetë i veshur kuqeblu edhe për sezonin 2025/2026”, shkruan klubi shkodran.