Tirana
Klubi i Tiranës nuk ka të ndalur në merkaton e dimrit. Vetëm para pak minutash, bardheblutë kanë zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit kroat Anton Kresic.
29-vjeçari ballkanas vjen te kryeqytetasit pas aventurës te CFR Cluj në Superligën rumune. Në të shkuarën, Kresic ka luajtur edhe me Atalantën në Primavera 1.
Rijeka po ashtu ishte pjesë e “trampolinës” që ka ndjekur qendërmbrojtësi në fjalë. Ai është i gjatë 198 centimetra, çka do të thotë se sulmuesit rival do i kenë punët “pisk” në prapavijën e Tiranës me këtë lëvizje në treg.
Poll
