
Pas zyrtarizimit të trajnerit Roberto Bordin në “timonin” e Tiranës, kanë ndodhur ndryshime edhe në rolin e Drejtorit sportiv. Vetëm para pak minutash klubi bardheblu ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me Omer Bunjakun.
Ai do ketë detyren e “arkitektit” të merkatos te klubi kryeqytetas. Më herët, Bunjaku ka mbuluar pozicion të tillë të skuadra si Shkupi dhe Ballkani. Njoftimi i klubit të Tiranës:
“Klubi i Futbollit Tirana prezanton drejtorin e ri sportiv, Omer Bunjaku. Me një përvojë të gjatë në menaxhimin e klubeve jashtë vendit, Bunjaku ka qenë pjesë e disa projekteve të rëndësishme në futboll.
Ai ka mbajtur role drejtuese dhe është angazhuar në ndërtimin e strukturave sportive që kanë sjellë sukses të qëndrueshëm si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. E presim me besim dhe i urojmë mirëseardhje në shtëpinë bardheblu!”.
View this post on Instagram