Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Luante me PSG, Tirana godet në merkato dhe firmos me Dembele

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Luante me PSG, Tirana godet në merkato dhe firmos me Dembele
Mahamadou Dembele

Tirana nuk di të ndalet në merkato. Klubi bardheblu ka prezantuar afrimin e radhës, duke vazhduar përforcimin e repartit të mbrojtjes për sezonin e ri futbollistik.

Mahamadou Dembélé është lojtari më i ri i Tiranës. Qendërmbrojtësi francez shihet nga drejtuesit bardheblu, si i duhuri për të përforcuar repartin difensiv, e cila ishte dhe pika e dobët e Tiranës në sezonin e fundit.

Dembele është një futbollist me karrierë të pasur, me 25 vjeçarin që ka dalë nga akademia e gjigantit të Paris Saint-Germain. Me PSG-në, Dembele ka luajtur për moshat U17 dhe U19.

Teksa më pas, Dembele është aktivizuar edhe me Salzburg, Liefering në Austri, Fortuna Sittard (Holandë) dhe Troyes (Francë).

Ndërsa njoftimin për transferimin e mbrojtësit te Tirana e ka bërë të ditur vetë klubi bardheblu nëpërmjet rrjeteve sociale.

"Welcome Mahamadou Dembele

Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka arritur marrëveshjen me qendërmbrojtësin Mahamadou Dembele!

25-vjeçari francez është një prodhim i akademisë së PSG-së, teksa ka luajtur me skuadra si Salzburg, Troyes e Sitard. Dembele ka qenë gjithashtu pjesë kombëtares së Francës, që nga U16 deri në U21.

Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje në familjen bardh' e blu!", shkruan Tirana

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga