
Investimet te Flamurtari nuk kanë të ndalur. Nëse mendoni se ata do të luftojnë vetëm për Kupat e Europës sezonin e ri, e keni gabim. Mjaftonë ti referohemi dy blerjeve të fundit. Konkretisht sulmuesit të djathtë që vjen nga FCSB, William Baeten, vlera e të cilit sipas “Transfermarkt” është plotë 600 mijë euro.
Vlonjatët kanë firmosur edhe me mesfushorin kreativ Samy Bourard, i dalë nga akademia e Anderlech, kartoni i tij arrin deri në 400 mijë euro. Këto “goditje” në merkto, e pozicionojnë Flamurtarin në grupin e favoritëve për titull. “Samy Bourard është zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club. Samy vjen nga klubi Oțelul Galați (Rumani) dhe sjell me vete përvojë, teknikë dhe energji për të forcuar repartin e mesfushës kuqezi.
William Baeten është zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club. William i bashkohet Flamurtarit pas eksperiencës së tij të fundit me klubin FCSB (Rumani). Me dëshirën dhe vendosmërinë për të dhënë më të mirën, ai është gati të japë kontributin e tij në sukseset e skuadrës sonë”, shkruan klubi i Flamurtarit në rrjetet e tij sociale.