Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vora jep shpresë për gjysmën e dytë të sezonit, “ndizet” sulmuesi kryesor

Shkruar nga NEWSPORT
Vora jep shpresë për gjysmën e dytë të sezonit,
Vora

Pas 6 ndeshjesh pa fitore në Superiore, Vora mposhti Bylisin bindshëm 4 – 1 dhe e mbylli vitin 2025 me shpresë, teksa synimi i klubit është mbijetesa. Në 18 javë të zhvilluara, sezoni 2025-2026, të besuarit e Arjan Bellait grumbullojnë 19 pikë, pozita e 7-të, 1 pikë më shumë nga “zona e ftohtë”.

Deri në këtë moment, asgjë nuk është e sigurtë, përsa i takon qëndrimit në elitën e futbollit shqiptar. Por ndeshja e fundit kundër Bylisit dha edhe një sinjal shumë të rëndësishëm përveç fitores, rikthimin te goli i sulmuesit kryesor Manfredas Ruzgis.

Lituanezi kishte 6 ndeshje radhazi që nuk e gjente golin, kurse në fillim të sezonit qëndrojë jashtë fushave, shkak dëmtimi.

Goli mund të rris besimin për vazhdimësi te Ruzgis, teksa vjet rezultoi goleador te Vora me 24 gola në 20 ndeshje. Shënuesi më i mirë në gjirin e Bellait këtë edicion është Karrica dhe Kasalla me nga 4 gola, pra pa finalizues të mirëfilltë.   

Poll

Lexo gjithashtu