Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Vllaznia? Nuk e shikoj kundërshtarin në finale”, Tetova: Mendoj që e merituam të kalonim

Shkruar nga NEWSPORT
“Vllaznia? Nuk e shikoj kundërshtarin në finale”, Tetova:
Edlir Tetova

Egnatia u kualifikua në finale të Superiores pas barazimit pa gola ndaj Partizanit. Në përfundimin e takimit, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova doli në prononcim për mediat.

“Normal që jam i kënaqur pas këtij kampionati të gjatë, mendoj që e merituam. Kam pak rezerva përsa i përket lojës, mendoj që me rastin e Lushkjes në fillim duhet të kishte pasuar dhe të shënonim, por i ka futbolli këto. Duke e ditur që Partizani ka lojtarë të gjatë, e kishim krijuar te Buxhelaj manovrën tonë.

Pati zgjatje nga ekipi im, jo për punë taktike, por është lodhje e tepërt. Nuk dua ta kem si justifikim, ishte një gjysmëfinale. Megjithatë, jam i kënaqur me çfarë ndodhi sonte. Zejnullai siç e dimë nuk është lojtar linje, por është lojtari më polivalent i skuadrës. Partizani e kishte përgatitur lojën sot me dalje, por e bëri shumë pak nga portieri.

Manovra jonë nuk funksionoi për këtë minutazh, Ujka nuk ishte shumë në qendër. Mendoj që më është dashur Guindo për këto dy ndeshje, por për finale do të shikoj dhe do të analizoj. Është një ndeshje finale, nuk shihet kundërshtari në këto pozita. Mendoj që do jetë një ndeshje shumë e bukur dhe të fitojë më i miri”, u shpreh Tetova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga