Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia dhe Brdaric, për Bledi Shkëmbin një sfidë brenda sfidës

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia dhe Brdaric, për Bledi Shkëmbin një sfidë brenda
Bledi Shkëmbi

Jemi vetëm 1 ditë para Klasikes së Shqipërisë, takim i cili do të luhet në “Roza Haxhiu” në orën 14:00. Tirana dhe Vllaznia do të sfidohen mes tyre në sfidën më me rivalitet në futbollin shqiptar.

Dy ekipet më me histori do të sfidohen për 3 pikët e javës 11-të, me emocionet e këtij takimi që kanë “kapluar” tifozët e dy ekipeve. Ekipet vijnë në këtë duel mes tyre pas rezultateve jo shumë të mira në javët e fundit, ndërsa synojnë rikthimin te fitorja në kampionat.

Por përveç formës aktuale në të cilën ndodhen, kjo sfidë premton të jetë e luftuar si në fushë edhe në shkallët e stadiumit. Për Bledi Shkëmbin është më shumë se një sfidë, kjo pasi timonieri i bardheblutë ndodhet përballë një statistike që nuk është në favorin e tij.

Shkëmbi në përballet e tij direkte në karriere kundër Vllaznisë nuk e njeh fitoren. Në 6 ndeshjet e zhvilluara kundër Vllaznisë, Shkëmbi ka regjistruar 5 barazime dhe 1 humbje, duke treguar vështirësitë në marrjen e tri pikëve ndaj këtij kundërshtari të fortë.

Ndërkohë, edhe përballë Brdaric, ai nuk ka pasur fat të mirë. Në 3 ndeshje ka marrë 2 barazime dhe 1 humbje. Kjo sfidë është e rëndësishme për Shkëmbin, i cili kërkon të thyejë këtë seri të pafat dhe të sigurojë fitoren e parë ndaj rivalit nga Shkodra dhe Brdaric.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga