Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vjen ZYRTARIZIMI, Elbasani  ndërpret kontratën me titullarin e skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
Vjen ZYRTARIZIMI, Elbasani  ndërpret kontratën me titullarin e
Razak Abalora

Tashmë edhe zyrtarisht Razak Abalora nuk është më një lojtar i Elbasanit. Klubi dhe futbollisti kanë ndarë rrugët mes tyre.

Portieri për shkak të një dëmtimi ka munguar në ndeshjet e fundit, ndërsa palët kanë ndërprerë me mirëkuptim kontratën mes tyre 2 muaj para fundit të saj.

Verdheblutë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, falenderojnë portierin për kontributin  e dhënë, ndërsa i urojnë suksese në vazhdim.

“THANK YOU RAZAK!

Ekipi verdheblu njofton mbylljen e bashkëpunimit me portierin Razak Abalora. Ganezi nuk arriti ta mbyllte kampionatin për shkak të një dëmtimi të rëndë në këmbë kështu duke e përfunduar eksperiencën në Shqipëri para kohe. Elbasani e falenderon për kontributin e dhënë gjatë këtij sezoni.I urojmë Razak fat dhe suksese në karrierën e tij. ????????”, shkruhet në postim.

Ndërkohë edhe futbollisti ka bërë falenderimet e tij për klubin, teksa është mjaft mirënjohës për presidentin dhe tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë.

“Falenderoj presidentin, stafin drejtues dhe lojtarët e ekipit për eksperiencën e bukur këtu. Dua të falenderoj peof.Kotorrin dhe tifozët verdheblu për mbështetjen.

Elbasan, ju uroj suksese”, është shprehur Abalora.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AF Elbasani (@afelbasani)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga