
Partizani është pak ditë para ndeshjes finale të titullit me Egnatian. Skuadra nën drejtimin e Orges Shehit vazhdon intensivisht përgatitjet për këtë sfidë, ndërsa krerët e klubit kanë kohë të shikojnë finale të tjera.
Kështu Olsi Rama ishte ditën e djeshme i pranishëm në stadiumin “Rexhep Rexhepi” për të parë nga afër finalen e Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Prishtinës. Koha e rregullt e kësja përballjeje përfundoi 2-2, teksa pas “Ruletës Ruse” triumfoi ekipi i Ilir Dajës.
Ndjekja nga afër e kësaj supersfide mund të jetë edhe një “mision” për drejtorin sportiv të Partizanit. Ky i fundit ka nisur punën për forcimin e skuadrës për sezonin e ri, teksa ka shfrytëzuar mundësinë për të parë nga afër lojtarët suharekas, të cilët me Ballkanin vazhdojnë të shkruajnë historinë në futbollin kosovarë.
Nuk dihet se çfarë do të ndodhë ditët në vazhdim, por me siguri Olsi Rama ka “plaçkitur” ndonjë futbollist te Ballkani i Ilir Dajës. Kujtojmë se ky i fundit ka qenë trajner i Pertizanit në të kaluarën, ndërsa këtë sezon me suharekasit ia doli të fitojë titullin e 3-të rresht.