
Teuta – Partizani do të luhet nesër në orën 20:00, pikërisht në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Ky takim vlen për javën e tretë të Superiores dhe pritet me mjaft interes po ashtu, pasi debuton trajneri Aleksandar Veselinovic.
Ky i fundit nuk i ka fshehur ankesat, për dëmtimet që po hasin fillimisht lojtarët e Partizanit. Në anën tjetër kampi durrsak ka postuar foto nga seanca e fundit stërvitore, duke zbuluar se skuadra është e plotë dhe në gjendjen më të mirë të mundshme.
"Teuta mbyll përgatitjet anti-Partizani. Stafi teknik me në krye trajnerin Edi Martini kanë dhënë sot instruksionet dhe këshillat e fundit taktike gjatë seancës stërvitore të zhvilluar në “Stadiumin Niko Dovana” GJËNDJA E EKIPIT – “Ekipi vjen në këtë takim në gjëndjen më të mirë të mundshme grupi ësht i plote dhe ne gjendje optimale”, shkruhet në postimin e durrsakëve.