Ditën e djeshme, erdhi lajmi i kobshëm nga mediat e Kosovës, se ish-sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku kishte ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare, si pasojë e aksidentit të rëndë me makinë në aksin Vushtrri – Mitrovicë.
Kjo ngjarje tragjike, bëri bashkë gjithë ekipet shqiptare, sikurse lojtarët. Lajmi ka arritur deri te gjiganti mediatik sportiv “The Sun Football” i Anglisë.
“Futbollisti ndërkombëtar në ngritje Fatjon Bunjaku, ka ndërruar jetë në një aksident shkatërrues me makinë.
Lojtarët e Kosovës kanë bërë një homazhe të menjëhershme në mbrëmje, me ndarjen tragjike nga jeta të yllit të tyre të U-21, e konfirmuar para se të përballeshin me Andorrën në miqësore. U prefsh në paqe Fatjon”, shkrimi i “The Sun Football”.
