
Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic është shprehur pas mbarimit të takimit të Superiores zhvilluar në ‘Arena e Demave’. Të kuqtë kanë triumfuar me rezultatin minimal 1-0 kundër kurbinasve, por kjo ka mjaftuar që tekniku serb të ngel i kënaqur. Përveç suksesit sot, kjo fitore vlen dyfish për trajnerin e huaj. Partizani rimerr kreun e Superiores falë ‘heroit’ Keko.
“Është një ditë e vështirë për klubin e Partizanit. Jam shumë i mërzitur për djalin që ka vdekur. Kjo është e para. Pastaj, vjen fitorja. Laçi na hapi probleme. Në zhveshtore bëmë ndërrime dhe në pjesën e dytë i dominuam. Portieri i Laçit bëri pritje të paimagjinueshme.
Tani përgatitemi për ndeshjen e radhës (derbi i Tiranës). Ismaili ka qenë 3 javë i lënduar, ka bërë vetëm 2 stërvitje para ndeshjes.
Bintsuka që kur ka ardhur nga kombëtarja ka zhvilluar vetëm 3 stërvitje. Domgjoni startojë për të parën herë si titullar. Të gjitha këto ndikojnë në grup. Çdo lojtar është i rëndësishëm për grupin. Ne u rregulluam taktikisht në pauzën e pushimit. Harrova të them edhe situatën e Hadrojt.
Nëse Laçi do të shënonte është hipotetike. Kemi patur problem ndërtimin e aksioneve. Logjikisht kishim shans me Zekën dhe përsëri do të fitonim, edhe sikur të ishte numëruar goli i kurbinasve.
Dajsinani ka qenë në nivel mbi normalen. Vetëm kam kaluar vizat kur i flisja lojtarëve. Kam dashur që lojtarët të vendosen më mirë dhe aty e humba orientimin tim. Ndaj u ndëshkova. Nuk isha aspak nervoz, po ja që mora të verdhë.
Laçi luan futboll të mirë. Janë të shpejtë. Tresa, Prodani, Mjaki kanë cilësi individuale. I komplimentoj për paraqitjen.”, u shpreh Veselinovic.