Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Torpedo fiton Superkupën e Gjeorgjisë, kundërshtari europian ‘kërcënon’ Tiranën: Kalojmë në fazën tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
Torpedo fiton Superkupën e Gjeorgjisë, kundërshtari europian
Torpedo Kutaisi

Tirana do të përballet me Torpedo Kutaisi më 11 korrik në Gjeorgji në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të parë kualifikues në UEFA Conference League.

Bardheblutë shortohet sërish me një klub gjeorgjian me të cilat duhet theksuar se ka një bilanc pozitiv duke u kualifikuar më tej, dy herë ndaj Dinamo Tbilisi dhe vjet ndaj Dinamo Batumi. Sivjet është një tjetër histori me Tiranën që ka një ‘fytyrë’ totalisht tjetër me investime të profilit të ulët, ndryshe nga vite më parë.

Kundërshtari i tanishëm sapo ka fituar Superkupën e Gjeorgjisë përballë rivalëve të Dinamo Tbilisi dhe gëzojnë një formë fantastike. Kapiteni i Torpedos, Merab Gigauri u shpreh i lumtur për këtë sukses dhe ‘kërcënon’ Tiranën si ndeshje e rradhës.

“Jam shumë i lumtur, ky është trofeu i parë që kur unë u zgjodha si kapiten i Torpedos. Dhamë gjithçka për ta kthyer trofeun në Kutaisi dhe falenderoj tifozët për mbështetjen e tyre. Ekipi është një një formë shumë të mirë dhe në humor. Tani kemi përpara Conference League, do të përgatitemi sa më shumë për këtë ndeshje për t’u kualifikuar më tej”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga