
Franco Lamce
Dinamo nuk ka ndërmend të ndalet dhe drejtuesit janë afër transferimit të një tjetër lojtari. Franko Lamçe duket shumë afër kalimit te dinamovitet, me palët që prej koshësh vazhdojnë bisedimet mes tyre dhe mësohet se është arritur paraprakisht akordi.
Eksperienca që 25-vjeçari ka në Superiore ka bindur drejtuesit e “Bluve” që të tentojnë transferimin e tij. Lamçe sezonin e fundit ishte pjesë e Kukësit, ku ishte një lider i padiksutueshëm në formacionin e verilindorëve.
Afrimi i tij te Dinamo do të jetë vlerë e shtuar për Dritan Mehmetin, i cili do të ketë një alternativë më shumë në prapavijë. Zyrtarimi i tij te Dinamo pritet të bëhet në ditët në vazhdim.
Poll