Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Teuta nuk pranoi të humbiste", tekniku Moriero nuk i "beson syve": 6 raste për gol dhe nuk shënojmë

Shkruar nga NEWSPORT
"Teuta nuk pranoi të humbiste", tekniku Moriero nuk i "beson
Francesco Moriero

Trajneri i Laçit, Francesco Moriero dha deklaratën e tij në fund të takimit në Durrës. Italiani foli për barazimin e kurbinasve 1-1 kundër skuadrës së Martinit. Laçi pati shumë raste dhe nuk shfrytëzoi as epërsinë në takim. Kështu, ‘djemtë’ e Morieros dalin me vetmë 1 pikë, pa parakaluar dot kundërshatrin e sotëm.

“Jo i dëshpëruar jo. Donim të fitonim ndeshjen. Kemi patur raste të bëjmë golin e dytë.

Teuta nuk ra dhe luajti futboll. Ata nuk pranuan të humbisnin. Ishte një ndeshje e luftuar. Linja nuk ishte e vendosur mirë në rastin e pësimit. Mendoj që barazimi është rezultati më i drejtë.

Gjithmonë ekipi kundërshtar luante me topa të gjatë. Linja difensive duhet të tërhiqet. Nuk mund të kesh 5 ose 6 ratsae për gold he të mos realizosh. Djemtë luajnë me zemër dhe japin 100 përqind. Nuk mund të them diçka të keqe pasi kanë dhënë zemrën. Kam lojtarë të rinj që presin shansin e tyre.

Jam entuziast për atë që po bëjnë djemtë. Vijmë nga poshtë dhe kemi bërë rezultate, përveç ndeshjes me Partizanin. Çunat shkojnë bëjnë presion. Shkallëzohen tek anësorët.

Është një skuadër e re. Të dalim nga kjo situatë. Të ngrihemi avash avash. Duhet ende të rritemi. Duhet të punojmë pa shuar ëndrrën tonë.”, u shpreh Moriero.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga