Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Të rëndësishme 3 pikët”, Erbim Fagu: Nëse kapim “Final – Four” kemi potencialin për titull, japim gjithçka për finalen  e Kupës

Shkruar nga NEWSPORT
“Të rëndësishme 3 pikët”, Erbim Fagu: Nëse
Erbim Fagu

Tirana arriti të merrte një fitore të rëndësishme ndaj Kukësit në “Air Albania”. Bardheblutë triumfuan 1-0 ndaj verilindorëve në një sfidë që thoshte shumë për objektivat e dy skuadrave.

Kristal Abazaj shënoi golin vendimtarë, i cili solli lot gëzimi te Erbim Fagu. Pas këtij triumfi trajneri i bardhebluve theksoi se:

“Fitorja? Sigurisht për ne ishte shumë e rëndësishme fitorja për vazhdimësinë e kampionatit. Kukësi kishte rastet e veta. Edhe ne po kërkonim golin dhe lamë hapësira prapa. Donim 3 pikët dhe i morëm, kjo është e rëndësishme.

2 ndeshje po pësuar gol? Kemi fituar pak stabiolitete në mbrojtje. Kemi pasur ngërç psikologjik dhe shpresoj që me këtë fitore të kemi kaluar këtë krizë.

Lulaj dhe Najdovski? Najdovski ka kaluar një gjendje gripale. Mendova të ndërrojë lojtaret kokë më kokë.

Kupa dhe Final 4? Unë mendoj se nuk ëhstë momenti për të gjetur fajtojë, por duhet të jemi të gjithë bashkë për të arritur objektivat e vendosur në fillim të sezonit. Sot ishte një sfidë e rëndësishme për të kapur Final 4. Kemi dhe gjysmëfinalen e kthimit ku do të kërkojnë kualifikimin.

Ndërrimet? Ne në fakt e kishim përgatitur ndeshjen për mënyrën se si do luanim. Ndërrimi i lojtarëve ishte se kërkonim të këmbëngulmim për të gjetur golin.

Nëse arrini Final 4 a keni forcën për të dalë kampionë? Nëse kapim Final 4 sigurisht që jemi kandidatë për të fituar titullin. Shpresoj shumë që të arrijmë objektivta e vendosur në fillim të sezonit”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga