Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Te Laçi nisin “festën”, Egnatia e përgjysmuar udhëton drejt Kurbinit

Shkruar nga NEWSPORT
Te Laçi nisin “festën”, Egnatia e përgjysmuar
Egnatia

Egnatia do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Laçin ditën e martë. Duel ky i vlefshëm për javën e 29-të të Superiores dhe që do të startojë në orën 13:30.

Për rrogozhinasit do të jetë një sfidë shumë e vështirë, ndaj një kundërshtari që fushën e vet është një “ujk”. Por për t’ia vështirësuar akomë më shumë punën Edlir Tetovës kanë menduar futbollitët.

5 lojtarë nuk do të mund të llogariten nga trajneri për sfidën me Laçin. Regi Lushkja, Sergio Ujka, Renato Malota, Edison Ndreca dhe Albano Aleksi nuk do të japin kontributin e tyre ndaj kurbinasve.

2 të parët do të mungojnë për arsye kartonësh, ndërsa 3 të tjerët për shkak dëmtimesh. Për Tetovën mungesa e tyre është e madhe, por nga ana tjetër te Laçi kanë nisur “festën”, pasi ndaj tyre nuk do të mund të luajnë 4 prej ish-futbollistëve bardhezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga