Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Synojnë autokritikën ndaj Vorës, Vllaznia e “plagosur” në transfertë

Shkruar nga NEWSPORT
Synojnë autokritikën ndaj Vorës, Vllaznia e
Vllaznia


Sfida e fundit mes Vllaznisë dhe Teutës e cila ishte e vlefshme për javën e 13-të të Superiores, u mbyll me rezultatin 0-1. Humbja “dhemb” për shkodranët por edhe gjendja shëndetësore e futbollistëve të skuadrës, lë “në ankth” ekipin gjithashtu.    

Përfundimi i ndeshjes i gjeti kuqeblutë me 3 lojtarë të dëmtuar, ku dy të parët ishin mesfushorët Esat Mala dhe Sherif Kallaku, të cilët nuk dolën nga dhomat e zhveshjes, para se të fillonte pjesa e dytë.

Sikur të mos mjaftonte dëmtimi i Malës dhe Kallakut, Vllaznia përballet edhe me lëndimin e qendërsulmuesit, Bismark Charles. Ku ky i fundit u largua nga fusha e blertë i shoqëruar me barelë. Dëmtim i cili vjen në radhë pasi ganezi ka pasur 2 muaj mungesë për shkak të problemeve shëndetësore.

Ekipi shkodran ka përpara duelin me Vorën, i cili është i vlefshëm për javën e 14-të të Superiores, ndeshje kjo e cila do të luhet në 4 dhjetor.

Ndërsa mungesat e Bismark Charls dhe Sherif Kallakut nuk "i falin" sigurinë që i duhet skuadrës për të fituar përballjen.

Poll

Lexo gjithashtu