Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Superiore vazhdon “ritmin” e spektaklit, Elbasani dhe Dinamo premtojnë "drithërima"

Shkruar nga NEWSPORT
Superiore vazhdon “ritmin” e spektaklit, Elbasani dhe Dinamo
Elbasani - Dinamo

“Abissnet Superiore” rikthehet sërish sot në mbrëmie për të tjera emocione që rezervon këtë herë sfida mes Elbasanit dhe Dinamos. Dy skuadrat do të masin forcat përballë njëra-tjetrës në stadiumin “Air Albania”, duke filluar që prej orës 19:00.

Verdheblutë janë mëse të vendosur për reagim dhe duan të mos shkëputen nga Egnatia pas fitores së këtyre të fundit përballë Vllazninë mbrëmjen e së shtunës, ndaj dhe “djemtë” e Ivan Gvozdenovic do japin gjithçka në fushën e lojës për 3 pikët.

Në anën tjetër, kryeqytetasit edhe pse nuk kanë më motivin e garës sepse matematika i përjashtoi edhe zyrtarisht nga pretendimet për titullin, do zbresin në fushë për të dhuruar një tjetër paraqitje dinjitoze, si ajo në fitoren e arritur përballë shkodranëve.

Poll

Lexo gjithashtu