Dinamo ka fituar në shtëpi përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 2-0. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Ilir Daja.
“Edhe sot ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, ka qenë një ndeshje e dominuar në Vlorë. Sot ka qenë një ndeshje akoma më e vështirë. Vijmë nga një ngjeshje shumë e madhe e ndeshjeve, ne dhe ekipet që kanë marrë pjesë në gjysmëfinale të Kupës. Sot ishte më e vështirë, pasi na mungonte Dita, por edhe Teixeira.
Ismajli dhe Beqja në qendër. Kemi pasur edhe mungesa të tjera, por këto ishin dy pozicione, që nëse do t’i ndodhte ndonjë gjë Beqjas, kishim vetëm Meksin për ata zëvendësuar, një mbrojtës krahu që mund të futej në qendër. Kjo ishte vështirësia. Kemi bërë dy kundërsulme të bukura, kemi pasur 2-3 mundësi të tjera, për ta çuar në 3-0, por që sigurisht përballë kishim një
Egnatia që është ekipi kampion në fuqi. Të fitosh me Egnatian duhet të jesh i durueshëm dhe të japësh maksiumin, sidomos për ne, jo që kemi më pak kualitet, por momentalisht e kemi të limituar, për shkak të dëmtimeve.
Kishim zgjedhur këtë manovër, sepse kishim parë që në dy ndeshjet e fundit, Egnatia kishte luajtur me 3-5-2, me një ekran, ofensiv”, tha Daja.
