
Kristian Rroku
Skënderbeu ka arritur të transferojë ish-portierin e Kukësit. Bëhet fjalë për Kristian Rrokun, i cili mbylli sezonin me verilindorët dhe tashmë do të mbajë veshur fanellën e Skënderbeut.
Mungon ende zyrtarizimi i këtij transferimi, por sipas “Shkodra Sport” bëhet me dije se portieri ka nisur tashmë përgatitjet me korçarët. Rroku do të zëvendësojë Herdis Alliun, i cili është larguar nga Skënderbeu.
Gjithashtu shkodrani do të jetë portieri i dytë i korçarëve, pasi Marco Alia është titullari i ekipiet. Me kalimin në Korçë, Rroku do të shpresojë të ketë më shumë minuta në dispozicion dhe të kthehet në protagonist në Superiore.
Poll